Në këto momente në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, janë mbledhur shumë qytetarë të cilët presin autobusin për të ikur nga Kosova.
Arbresh.info është prezent tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ku po përcjell nga afër se si qytetarët bëhen gati të largohen nga vendi.
Ali Sadriu nga Podujeva i mllefosur ka thënë se politikanët kanë shitur çdo gjë në Kosovë. Ai u ka bërë apel të rinjve të ikin.
“Hashim Thaci ka shitur çdo gjë me fabrika. Albini është tejet i keq po i detyron qytetarët ta thyejnë vendin. Neve nuk do askush sepse nuk kemi punuar për vend tonin. Këta të shkretë kanë shitur cdo gjë. Oj rini vetëm mos mujshi me dal, krejt dilni. Këtu nuk ka jetë, nuk ka shëndetësi si duhet, nuk ka asgjë”, thotë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1532184810179939/
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...
Pajaziti pas takimit me Vuçiq: U dakorduam që disa projekte ...
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...