Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti ka reaguar pasi Anton Quni në një emision televiziv tha se do të garojë për postin e të parit të LDK-së, pas dorëheqjes së Isa Mustafës.
Hamiti përmes një shënimi në Facebook ka thënë se ka dallim “pretendimi” për të qenë kandidat dhe kandidatura e konfirmuar për kryetar të partisë.
“Pretendenti mund të bëhet kandidat. Por edhe mund të mos bëhet. Kjo vlen posaçërisht për kandidaturat e njëanshme, të vetëshpallura. Pretendime janë. Asgjë më shumë”.
Sipas tij, si për President të vendit ashtu edhe për kryetar partie janë disa proceduara që duhen respektuar.
“Ka procedura kandidimi si për President të Kosovës, ashtu edhe për kryetar partie”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Reagimi i plot:
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...