Shkrimtari i njohur Rexhep Qosja, është përfshirë në debatin për hapjen e arkivave të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut.
Ai ka ndarë pjesë nga romani “Të fshehtat e treguara” të shkruar në vitin 2020.
Postimi i plotë:
“Eh, arkivat! Sa të rëndësishëm e sa të rrezikshëm janë!
Arkivat janë magazinat e lavdive!
Arkivat janë bodrumet e prishësive!
Arkivat janë përcaktues të mendimeve të historisë!
Arkivat janë bibliotekat e historisë!
Arkivat janë enciklopeditë e historisë!
Arkivistët janë prokurorët e heshtur të historisë!
Arkivistët janë gjykatësit e heshtur të historisë!
Arkivistët janë dëshmorët e historisë!
Arkivistët janë heronjtë e historisë!
Qe, sa mirë, unë si përkthyes arkivist jam edhe dëshmor, edhe hero i historisë! Nuk jam ende, por duhet të bëhem edhe dëshmor, edhe hero i historisë!
Por, a mund të jenë arkivistët edhe mëkatarët e historisë, edhe komprometuesit e historisë?”
Nga romani “Të fshehtat e treguara” 2020./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...