Mallrat nga Serbia të cilat kanë hyrë në Kosovë gjatë periudhës kur kryeministri në detyrë Albin Kurti ju kishte lejuar që të futën në territorin e Kosovës, sipas shumë burimeve që i janë lajmëruar portalit tonë, sot përmes inspektorëve po ju urdhërohet bizneseve të ndryshme që të tërhiqen nga shitja!
Një veprim i tillë është në kundërshtim të plotë me vendimin e qeverisë së Kurtit por edhe në kundërshtim me ligjet në fuqi. Bizneset e ndryshme në Kosovë ato produkte i kanë blerë nga prodhues të Serbisë në kohën kur vendimi ka qenë që mund të transportohen nga Serbia në Kosovë dhe bizneset kanë paguar para të mëdha për ato produkte, andaj është shkelje flagrante edhe e të drejtave të bizneseve shqiptare nënshtrimi i urdhrit të sotëm që ato produkte të hiqen nga raftet e shitoreve apo mega marketeve.
Një qasje e tillë ka revoltuar shumë bizneset e Kosovës. /Kosova.info/

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...