Në mbledhjen e sotme të 148-të me radhë të Qeverisë së Republikës së Kosovës është miratuar strategjia për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit 2023-2028 si dhe planin e veprimit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në fjalën e tij të rastit për prezantimin e kësaj strategjie tha se ngjarjet e fundit në veri tregojnë se kërcënues janë ndaj jetës, pronës dhe vlerave demokratike.
Sipas tij, ngjarjet e fundit në veri duhet të kenë si përgjigje kundërshtimin, parandalimin dhe luftimin institucional të të gjitha formave të terrorizmit.
“Këto zhvillime vendore dhe ato ndërkombëtare kanë imponuar nevojën për hartimin e një dokumenti strategjik që është gjithëpërfshirës dhe që mundëson forcimin e reagimit të institucioneve dhe shoqërisë tonë kundrejt këtyre dukurive. Strategjia përcakton avancimin e politikave shtetërore, pra paraqet një politikë të bashkërenduar institucionale”, u shpreh ai.
Ministri tutje tha se strategjia bazohet në katër objektiva kryesore: parandalimin, mbrojtjen, ndjekjen dhe reagimin./Arbresh.info
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...