Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës do të fillojnë grevën sot për shkak të shqetësimeve lidhur me pagat. Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, e ka njoftuar këtë vendim disa ditë më parë.
Azemi ka bërë të ditur se greva do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Punëtorët teknikë kërkojnë një rritje të pagës së tyre në 550 euro dhe kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, ata do të ndalojnë së punuari./Arbresh.info
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit