Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër
tridhjetedy (32) personave për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë
njëzetepesë (25) persona.
Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të nëntë (9) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm. Një sekuestrim është bërë në rajonin e Prizrenit, nën dyshimin se të pandehurit P.XH dhe A.B., janë përfshirë në kryerjen e veprave penale: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367, paragrafi 2 i KPRK-së.
Me këtë rast janë sekuestruar:
– Një armë e tipit ” Bereta ” 9 mm, ;
– dymbëdhjetë (12) fishek të kalibrit të njëjtë,
– një (1) karikator i të njëjtës armë.
Ndërkaq, sekuestrimi tjetër është bërë në rajonin e Ferizajt, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhje pylli”, ku me ç’rast janë
sekuestruar :
– Një (1) traktor i markës “Massey Ferguson” 255 dhe
– Sasi druri e llojit të ahut në vëllim prej 4.00 m3/Arbresh.info
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...