Një fëmijë pesë vjeçar nga Lipjani është dërguar në Emergjencën Qendrore të QKUK-së, i referuar nga QKMF Lipjan, për shkak të plagëve të rënda, ndërsa prindërit e tij janë arrestuar për shkak të shkeljes së detyrimeve familjare.
Ne lidhje me këtë, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala ka thënë se dy të dyshuarit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Sipas saj, Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale ‘Shkelja e detyrimeve familjare’ sipas nenit 244 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ sipas nenit 186 të KPRK-së. Në këtë, drejtim Prokurori i rastit është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund ë ofrojme detaje lidhur me këtë sepse mund të demtohet integriteti i hetimeve dhe mbarëvajtja e hetimeve”, ka thënë Shala.
LEXO EDHE:
Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani në trajtim intensiv për plagë të rënda nga keqtrajtimi i prindërve
“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha z...
Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë d...
Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Liban...
Aksidenti te rruga UÇK në Prishtinë, policia jep detaje
CNN: Mijëra njerëz janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fill...
Faza play off e Kupës së Botës/ Kombëtarja zhvillon stërvitj...