Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka deklaruar se është shkatërruese për Serbinë që lejon që kongresi i Partisë Radikale serbe të mbahet në Hrtkovci.
Kitaroviq ka theksuar se është shkatërruese që në vitin 2019 të mbahen kongrese të tilla në simbolin e vrasjes së udhëheqësve kroatë, dhe ka vlerësuar se bëhet fjalë për nënçmimin e viktimave në vendin e krimit.
“Është shkatërruese kjo që Serbia në vitin 2019 lejon mbledhjen e njerëzve të njëjtë në Hrtkovci, simbolin e vrasjes dhe përndjekjës së kroatëve në Vojvodinë”, ka thënë Grabar-Kitaroviq, transmeton Ballkani.info.
Ajo ka shtuar se “tallja me viktimat në vendin e krimit është mposhtje e civilizimit për një shoqëri, është revizionizëm i papranueshëm historik dhe rehabilitim i politikës për të cilën nuk ka vend në Evropën bashkëkohore”.
“Dhjetëra mijëra kroatë të Vojvodinës janë detyruar që t’i lëshojnë shtëpitë e tyre në vitet e 90-ta për shkak të përsekutimit serbo-madh dhe veprimeve të akuzuarit për krime lufte, Vojisllav Sheshel dhe propagandës së tij”, ka thënë tutje ajo.
Në Hrtkovci sot është mbajtur kongresi i 10-të i SRS-ë në të cilin Vojisllav Sheshel sërish është zgjedhur lider i partisë. Kongresi është mbajtur në shtëpinë e Sheshelit.
Agjencia kroate e lajmeve Hina thekson se kongresi i radikalëve është organizuar dy ditë para përvjetorit të mitingut të SRS-ë në Hrtkovci, i mbajtur më 6 maj të vitit 1991, në të cilin, sipas aktgjykimit të Tribunalit të Hagës, është bërë thirrje për përsekutim të kroatëve të Vojvodinës dhe ku më pas ka nisur shpërngulja e tyre.
Lidhja Demokratike e kroatëve në Vojvodinë ka kërkuar dje nga organet përgjegjëse që ta ndalojnë mbajtjen e kongresit të SRS-së në Hrtkovci, por kjo nuk ka ndodhur.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...