Presidenca e Kosovës ka thënë se Zotëria i Parë, Prindon Sadriu nuk ka kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por ajo i takon në përputhje me ligjin dhe vlerësimet e sigurisë.
Në një përgjigje për Arbresh.info, presidenca thotë se gjatë ditëve të fundit ka pasur vazhdimisht kanosje, kërcënime dhe dhunë virtuale ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj të ngushtë, të cilat janë deponuar dhe janë duke u trajtuar nga Policia e Kosovës.
“Zotëria i Parë nuk ka kërkuar mbrojtje të afërt. Mbrojtja e afërt i ofrohet familjes së Presidentes në përputhje me ligj dhe me vlerësimet e rrezikshmërisë.
Pika 4.3 e procedurave standarde të operimit të njësisë për vlerësimin e kërcënimit dhe rrezikut parashohin me automatizëm nivelin e lartë të rrezikshmërisë, i cili i takon Presidentes së Kosovës dhe familjes së ngushtë të saj. Gjatë ditëve të fundit ka pasur vazhdimisht kanosje, kërcënime dhe nxitje dhune virtuele ndaj Presidentes dhe familjes së saj të ngushtë, të cilat janë deponuar dhe janë duke u trajtuar nga Policia e Kosovës.Zotëria i Parë personalisht nuk ka kërkuar asgjë. Vlerësimet e sigurisë i bëjnë institucionet e sigurisë”, thuhet në përgjigjen e tyre./Arbresh.info
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...