Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e ri të pullave postare “Fauna endemike”.
“Potamophylax coronavirus i prezantuar në pullë postare është lloj endemik i Kosovës nga grupi i insekteve të ujërave. Lloji është zbuluar në vitin 2021 nga zona burimore e Lumëbardhit të Deçanit.Zona ku është gjetur ky lloj insekti i rrallë është degraduar jashtëzakonisht shumë nga faktori njeri, duke e rrezikuar zhdukjen e llojit unik të këtij insekti në vendin tonë nga ndotjet e mjediseve ujore”, thuhet në njoftim.
Përveç faktit se ky lloj në krejt globin jeton vetëm në këtë zonë në Kosovë, rëndësia e tij shfaqet edhe nëpërmjet rolit të tij thelbësor në mbajtjen e shëndetit të mjediseve të lumenjve dhe përrenjve ku ai jeton.
“Posta e Kosovës, përmes imazhit të pullave postare vazhdon të mbetet përkrahës i mbrojtjes së faunës endemike, si dhe njëkohësisht promovon pasuritë e Republikës së Kosovës nëpër botë”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...