ShBA-të e përshëndetën vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për votimin e ndryshimeve kushtetuese me çka pranohet marrëveshja me Greqinë për ndryshimin e emrit të shtetit si dhe mbështetje në hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Sekretari shtetëror i ShBA-ve, Mike Pompeo i lavdëroi deputetët që votuan pozitivisht ndryshimet kushtetuese dhe me këtë i dhanë fund kontestit me Greqinë, të cilët deri tash e bllokonin integrimin euroatlantik të Maqedonisë, njoftojnë mediat e atjeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, vendimi i Kuvendit të Maqedonisë është mundësi historike për realizimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të gjithë rajonit.
“Liderët e Maqedonisë shfaqën guxim në përpjekjen për ta zgjidhur çështjen e emrit me Greqinë dhe me këtë i mundësuan Maqedonisë të marrë vend në NATO dhe BE nën emrin Republika e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Pompeo.
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe