Policia e Kosovës, në rajonin e Gjilanit ka vazhduar me aksionin “Goditja”, me qëllim të shtimit të masave të sigurisë.
Sipas një komunikate për media thuhet se ky aksion është bërë qëllim të ofrimit të sigurisë në përgjithësi dhe gjetjen e konfiskimin e armëve pa leje në veçanti.
Po ashtu qëllimi kryesor i kësaj fushate është të reduktojë rreziqet dhe tensionet që shkaktohen nga armëmbajtja pa leje dhe të ndihmojë në forcimin e rendit dhe sigurisë publike, shkruan Arbresh.info.
“Në këtë drejtim, me qëllim të kujdesit për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për krijimin e një ambienti të qetë, prosperuar dhe të sigurte për të gjithë qytetarët. Kjo arrihet duke bashkëpunuar ngushtë i gjithë komuniteti për tu arritur qëllimet e përbashkëta. Në rastet kur armët qarkullojnë në duar të personave të paautorizuara sjellin rreziqe të rënda për ne, familjet tona dhe të tjerët që na rrethojnë, rritet mundësia e krimeve duke përfshirë vrasjet, grabitjet dhe veprat e tjera të kriminalitetit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit bëhet e ditur brenda tre ditësh, policia ka arrestuar 13 persona dhe ka konfiskuar katër armë.
“Duke dashur të ofrojmë një pasqyrë rreth aktiviteteve të ndërmarra, Drejtoria rajonal e Policisë Gjilan ka kontrolluar lokale, automjete e qytetar me ç’ rast po ofrojmë disa të dhëna statistikore:
Bazuar në të dhënat dhe raportet tonë mbi zbatimin e planit operativ ,,Goditja 2023’’ që nga data 08.08.2023 deri me datën 11.08.2023 janë kontrolluar 25 lokale, janë kontrolluar njëmijë e gjashtëqind e katër dhjetë e nëntë (1649) automjete, legjitimuar njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetë e pesë (1955) persona, konfiskuar katër armë dhe arrestuar e dërguar në mbajtje 13 persona”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
E mitura gjen kuletën me 2000 euro në Mitrovicë, e dorëzon n...
Kurti në Gjilan, premton mbështetje për ekonomi, ushtri dhe ...
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve