Dy ditë më parë në Polici në Mitrovicë ishte raportuar një rast me elemente të dyshuara të veprës penale ‘kanosje’, ku viktimë e kësaj kanosje ishte një gazetar i cili ka deklaruar se kishte pranuar një sms me përmbajtje kërcënuese të shkruar në gjuhën serbe.
Sipas Policisë, hetimet për rastin janë zhvilluar nga hetuesit policorë nën autorizimin e prokurorit, ku pas një hetimi të mirëfilltë të bazuar në prova tjera të siguruara, në konsultim me prokuronin, bëhet e ditur se rasti i raportuar si kanosje ndaj gazetarit nuk ka elemente të kanosjes.
Hetuesit policorë mbi provat tjera të siguruara kanë ngritur dyshime të arsyeshme të bazuara për vepër tjetër penale ndaj ankuesit në fjalë, ndaj të cilit është iniciuar kallëzim penal për vepër penale ‘lajmërim apo kallëzim i rremë’.
Aksident në Prizren, një grua godet me veturë një këmbësor
I dyshuari për vrasjen e “Radullës” në Prishtinë në arrati, ...
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezë...
Chelsea i vendos çmim marramendës Enzo Fernandez
Çmimet e reja të derivateve në Kosovë/Nafta 1.58€, benzina 1...
Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me th...