Policia e Kosovës në hetimin penal që po zhvillon për ndriçimin e gjendjes faktike rreth dyshimeve për rastin e veprës penale të “Falsifikimit të Parasë” nga neni-296 i KPRK-së, të ndodhur në fshatin Tërstenik komuna e Drenasit, kërkon nga publiku i gjerë kontributin e tyre me çfarëdo informacioni që ka, me qëllim të përcaktimit të identitetit të të dyshuarit të implikuar në rast.
Së këndejmi për t’i mundësuar publikut njohjen më të lehtë dhe përcaktimin e identitetit të të dyshuarit në fjalë, Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në përputhje me, nenin – 76, paragrafin 2, të KPPRK-së, paraqet para jush edhe fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim.
Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja të kontribuojnë në identifikimin, lokalizimin e të dyshuarit dhe rrjedhimisht edhe arrestimin e tij./arbresh.info/

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...