Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e rëndë ka ndodhur mrëbjen e së hënës në Hajvali të Prishtinës.
Sipas policisë, dyshohet se një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan Arbresh.info.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK ndërsa në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë e armës së zjarrit.
I dyshuari është në kërkim policor ndërsa hetimi për zbardhjen e rastit po vazhdon.
“Hajvali, Prishtinë / 11.08.2025 – 21:46. Një i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë e armës së zjarrit. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti është në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vrasja që tronditi vendin mbrëmë – Çka dihet deri tani për vrasjen në Hajvali
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit