Dy persona janë vënë nën hetim nga autoritetet në Lezhë, pas një kallëzimi për falsifikim dokumentesh pronësie të ndodhur vite më parë.
Sipas Policisë së Shqipërisë, njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtoria e Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për M. T, 70-vjeçar dhe Sh. G, 53-vjeçar.
“Procedimi ka nisur pas kallëzimit të bërë nga shtetasit F. D., 53 vjeç dhe E. D., 44 vjeç, të cilët pretendojnë se në vitin 2000 u është falsifikuar, kundrejt pagesës, një akt për marrje toke në pronësi. Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për verifikimin e plotë të kallëzimit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim./abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...