Policia e Kosovës ka vlerësuar se në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor në përgjithësi ka kaluar i qetë dhe pa incidente madhore, të cilat nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Referuar informacioneve zyrtare, Policia njofton se janë evidentuar disa raste të ndryshme, por që me veprimet e menjëhershme janë menaxhuar nga autoritetet kompetente.
Në gjithë territorin e vendit janë evidentuar disa raste penale, si dhe katërmbëdhjetë incidente të natyrave të ndryshme të cilat janë trajtuar dhe menaxhuar me sukses.
Vlen të potencohet se Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar të PKK-Jarinje, sot rreth orës 12:40 në hyrje të Kosovës kanë ndaluar për kontroll një autobusë udhëtarësh me targa KG, në të cilin janë gjetur mjete të dyshimta shpërthyese. Me këtë rast janë shoqëruar tre persona të dyshuar serbë për në stacion policor.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116