Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dillerin shqiptar, Hajder (Petref) MUKAJ.
Sipas njoftimit, ai akuzohet për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Njoftimi i plotë:
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Njësia Pejë, me datën 09 shtator 2025, në koordinim dhe me autorizim nga prokurori i Shtetit, në vazhdën e hetimeve lidhur me një rast, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” ka bërë kërkesë për bashkëpunim per identifikimin e personit/va të dyshuar.
Pas publikimit të fotografive të personit të dyshuar, duke iu falënderuar bashkëpunimit me qytetarë është identifikuar personi i dyshuar Hajder (Petref) MUKAJ dhe përmes këtij publikimi kërkohet bashkëpunim nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në identifikimin e lokacionit të personit të dyshuar i cili shihet në fotografi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...