Sot, më 08.01.2026, përballë kushteve të rënda atmosferike dhe vërshimeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut në rajonin e Mitrovicës jugu, Policia e Kosovës ka dëshmuar edhe një herë përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e saj.
Në koordinim të plotë me Drejtorinë e Emergjencave në Mitrovicë – Jugu, dhe ekipet tjera për shpëtim, Njësia e Kontrollit të Kufirit Ujor (NJKKU) e Policisë ka ndërhyrë me vendosmëri duke realizuar evakuimin e sigurt të një familjeje katër anëtarëshe, e cila ishte e rrezikuar dhe e bllokuar në shtëpinë e saj nga vërshimet, në rrugën “2 Korriku” në Mitrovicë jug.
“Ky veprim është dëshmi e qartë se Policia e Kosovës, përveç misionit të saj kushtetues për ruajtjen e rendit publik, garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e sovranitetit, është drejtpërdrejt e angazhuar në mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve, sidomos në situata emergjente kur vendi përballet me rreziqe natyrore”, thuhet në njoftim.
“Policia e Kosovës mbetet në terren, e gatshme të reagojë dhe të ndihmojë çdo qytetar në nevojë si dhe të ofrojë ndihmën e nevojshme për institucionet tjera përgjegjëse për menaxhimin e situatave emergjente dhe ekipet tjera për shpëtim”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Hamza takim me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Pu...
QKUK njofton se është rritur numri i pacientëve, sidomos në ...
EUROPOL thotë se ka shkatërruar një kartel ballkanik të drog...
Mendy, arma e fshehtë e Realit për përballjen e sezonit në M...
Kapet duke vozitur 182 km/h në autostradë, shoferit i ndaloh...
Mourinho në “radarin” e Newcastle, klubi anglez ...