Një delegacion i lartë nga Policia e Kosovës, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Kolonel Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Bullgari, me synim forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe shkëmbimin e përvojave profesionale.
Gjatë vizitës, palët u dakorduan për nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi, që synon intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
“Një delegacion i lartë nga Policia e Kosovës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm Kolonel Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Policinë e Bullgarisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit reciprok në fushën e sigurisë, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe dakordësinë për nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi. Dita e parë e vizitës filloi me një vizitë në Asamblenë Kombëtare të Bullgarisë, për të vazhduar më pas me takimin e parë me Shefin e Shërbimit Kombëtar për Mbrojtje, gjeneral major Emil Tonev, nga i cili u njoftuan për misionin, detyrat, funksionet dhe programet e trajnimit të këtij shërbimi. Gjatë vizitës, u demonstruan edhe aftësitë profesionale të trupës përmes një simulimi praktik”.
“Delegacioni zhvilloi gjithashtu takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë dhe me drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare. Gjatë qëndrimit në Sofje, delegacioni u prit edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Bullgari, z. Haxhi Bajraktari.
Realizimini vizitave të tilla, po mundësojnë shkëmbimin e përvojave policore dhe krijimin e urave lidhëse në mes të organizatave policore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...