Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, përmes rrjetit social Twitter, i ka reaguar ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka gënjyer sot kur ka thënë se Policia nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it.
Petkoviq ka shkruar se deklarimi i Sveçlës mund t’i referohet vetëm Drejtorisë së Policisë në veri, e cila sipas marrëveshjes së Brukselit përbëhet nga 95 për qind serbë.
Tutje Petkoviqi tha se problemi është se Sveçla asnjëherë nuk ia ka njohur atë të drejtë Drejtorisë së Policisë në veri, e cila sipas tij përbëhet nga serbët, për të cilën thotë se ministri i Brendshëm i Kosovës e ka anashkaluar gjithmonë.
“Në vend të kësaj, Prishtina gjithmonë ka dërguar ROSU në veri, njësi të armatosura me automjete të blinduara që mund të shkojnë atje vetëm me pëlqimin e KFOR-it dhe 4 kryetarëve të komunave nga veriu, sipas marrëveshjes nga viti 2013. Dhe ata i dërgojnë të pushtojnë veriun, të dëbojnë serbë, ndalojnë mjekësinë, ngacmojnë njerëzit me duar të zhveshura. Nuk do të kalojë!”, ka shkruar ai./arbresh.info/

LEXO EDHE
Sveçla: Vuçiqi në konferencën e sotme gënjeu për Policinë e Kosovës
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...