Qeveria e ardhshme e Kosovës, pavarësisht se nga kush do të udhëhiqet, do t’i trashëgojë çështjet e pazgjidhura të Qeverisë në largim.
Kjo Qeveri do të ballafaqohet me probleme të shumta, prej të cilave Demarkacioni, Asociacioni, liberalizimi i vizave, ushtria e luftimi i krimit e korrupsionit do të jenë pesë çështjet më sfiduese, të cilat tash e sa vite nuk po mund të zgjidhen, shkruan sot, gazeta Zeri.
Analistët politikë konsiderojnë se çështjet në fjalë mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet një konsensusi të gjerë politik, jo vetëm nëpërmjet Qeverisë.
Megjithatë, sipas tyre, edhe Qeveria e ardhshme do të duhej urgjentisht të merrej me përgjegjës të lartë në zgjidhjen e këtyre problemeve madhore.
Nga ana tjetër, përfaqësues të blloqeve kryesore politike zotohen se do t’i zgjidhin këto probleme në momentin që do të vijnë në krye të ekzekutivit, transmeton arbresh.info.
Selmanaj: Qeveria duhet ta zgjidhë demarkacionin
Deputeti nga radhët e koalicionit PAN, Rasim Selmanaj, ka thënë se Qeveria e ardhshme e ka për obligim ta zgjidhë çështjen e demarkacionit dhe t’i sigurojë vizat.
“Qeveria e re e ka obligim ta bëjë zgjidhjen e demarkacionit dhe ta hapë rrugën për liberalizimin e vizave. Kjo do të jetë prioritet për Qeverinë”, ka deklaruar ai./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...