Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ka folur rreth ndotjes së ajrit duke thënë se është mëse e qartë se institucionet kanë qenë të njoftuara më herët për këtë gjendje porse nuk kanë ndërmarrë asgjë.
Sido që të jetë, ka thënë deputetja, Qeveria duhet të marrë vendim që qymyri të ndalohet si mjet për ngrohje nga ndërtesa kolektive në Prishtinë, raporton Indeksonline.
Ndërkohë, ajo është shprehur se duhet që komuna e Prishtinës dhe komunat e tjera të krijojnë hapësira të gjëlbërta duke mbjellur pemë në një afat sa më të shkurtër.
Gaxherri ka deklaruar se nëse ndotës kryesor është Termocentrali “B”, atëherë filtrate e saj duhet të pastrohen meqë po deklarohet se nuk janë pastruar që nga viti 1985.
“Qeveria do të duhej të marrë vendim të ndalohet qymyri për ngrohje tek ndërtesat kolektive me arsyeshmërinë pra që të gjithë që jetojnë në Prishtinë ek uptojnë se një ndotje të madhe, gati kryesore e bëjnë krejt këto ndërtesa. Subvencionimi i komunës së Prishtinës, jo vetëm të saj, por më shumë është komuna e Obiliqit dhe qytetarët i vuajnë pasojat me vite. Subvencionimi i komunës së Prishtinës dhe komunave tjera për mbjelljen e pemëve në afatin sa më të shkurtër kohor. Nëse ndotësi kryesor është Termocentrali Kosova B duhet të pastrohen filtrate për të vilat thuhet se nuk janë pastruar që nga viti 1985”, ka thënë ajo./Indeksonline/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...