Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Podujevë nën dyshimin për përfshirje në tentim vrasje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në rrahje.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:53, kur pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve, situata ka eskaluar në një përleshje të dhunshme.
Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë dhe më pas kanë kryer bastisje në dy lokacione – në shtëpitë e të dyshuarve.
Gjatë kontrollit janë konfiskuar një pistoletë me 50 fishekë, dy karikatorë të armës automatike AK-47 me 45 fishekë dhe dhjetë fishekë të armës së shkurtë, të gjetur në lokacionin e dytë.
“Podujevë 21.10.2025 – 14:53. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rastet e lartcekura. Njësitet policore në vendin e ngjarjes dhe gjatë bastisjes në dy lokacione- në shtëpitë e të dyshuarave kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-pistoletë me 50-fishekë, 2-karikatorë të AK-47 me 45-fishekë, ndërsa në lokacionin e dytë 10-fishekë të armës së shkurtë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116