Një veturë e tipit BMW është përfshirë nga zjarri në rrugën “Hamëz Jashari” në Lipjan.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:20, derisa nuk u raportua për të lënduar.
Zjarrfikësit kanë intervenuar duke lokalizuar dhe fikur zjarrin.
“Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri vetura e tipit BMË-pronë e ankueses/kosovare. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Arbresh.info/
Konfirmohet turbekulozi te lopët në një fermë në Viti
Muharrem Sahiti ka pasur kontakte me familjen e Erblin Osman...
“Do bëjmë çmos ta fitojmë ndeshjen” – Foda...
Foda optimist: Kemi treguar se mund të fitojmë edhe jashtë
QKUK konfirmon vdekjen e të dyshuarës për vrasjen e dyfishtë...
Raportohet se ka vdekur edhe e dyshuara për vrasjen e dyfish...