Dy partitë e mëdha në vend, lëvizja “Vetëvendosje” dhe Partia Demokratike e Kosovës, po ballafaqohen me përplasje të ashpra brenda strukturave partiake. Analistët thonë se përçarjet do t’u kushtojnë në elektorat këtyre subjekteve politike, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Dy partitë e mëdha në Kosovë, lëvizja “Vetëvendosje” e PDK-ja, së fundmi janë ballafaquar me përplasje të ashpra brenda strukturave të tyre.
LVV-ja, si subjekti më i madh i dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, tashmë është ndarë në dy grupe të brendshme: krahu që mbështet liderin Albin Kurti dhe tabori i rreshtuar kundër tij.
Por jo vetëm LVV-ja ka pasur përplasje së fundmi. Para disa ditësh në publik është shpërfaqur edhe moskonsolidimi i PDK-së në bastionin e kamotshëm në Komunën e Skenderajt. Kryesia e PDK-së në këtë Komunë ka përjashtuar shtatë anëtarë nga partia dhe ka shkarkuar nga pozita e nënkryetarit të Degës deputetin Bekim Haxhiu.
Megjithatë, ani pse kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku ka thënë prerazi se ky vendim nuk do të zhbëhet, është shprehur i vendosur se ai nuk do t’i sjellë pasoja partisë.
Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se zhvillimet e fundit brenda LVV-së e PDK-së do t’u kushtojnë tejet shumë atyre. /Zëri/
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...