Prej vitit 2016 deri tash, 24 punëtor kanë vdekur në vendet e tyre të punës.
Shumica e këtyre personave kanë vdekur duke punuar në kushte të këqija dhe pa siguri në punë. Me gjithë këto probleme, edhe në Kosovë po shënohet Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe shëndetit në punë.
Ani pse kjo tabelë ishte vendosur për të shmangur rrezikun, një muaj më parë, në këtë vend të punës, humbi jetën një 24 vjeçar.
Mungesa e masave mbrojtëse u bë shkaktar që tek rruga B të vdesë një punëtor gjatë marsit.
Por ky rast nuk është i vetmi që për shkak të mungesës së sigurisë, dhjetëra persona vdesin në vendin e punës.
Sipas ligjit punëdhënësi është përgjegjës për të krijuar kushtet e punës të sigurta dhe të shëndetshme në të gjitha aspektet. Ai është i obliguar të bëjë vlerësimin e hollësishëm mbi rreziqet për secilin vend të punës.
Mirëpo ky ligj nuk po gjen zbatim në praktikë.
Mungesa e sigurisë në punë, nuk është prezente vetëm në ndërtimtari.
Gjatë muajit shkurt një punëtor i KEK-ut duke punuar nga një lartësi prej 30 metrash, është rrëzuar dhe ka vdekur. Ishte viktima e katërt në vendin e punës për këtë vit.
Ndërsa, gjatë vitit 2017 kishin humbur jetën 14 persona. Më 2016 në vendin e punës kishin vdekur 9 punëtorë.
E në lidhje me mungesën e sigurisë, Inspektoriati i Punës, gjatë së shtunës, ka ndaluar punimet e një ndërtese në Fushë Kosovë, për shkak të kushteve të papërshtatshme për punë.
Niveli i ulët i sigurisë , por edhe pakujdesia identifikohen si faktorët kryesorë të aksidenteve në vend të punës.
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...