Sot Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzoj kërkesën për hetim në Prokurorinë Speciale lidhur me menaxhimin e
Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kështu ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Arbresh.info.
Musliu – Shoshi bëri të ditur se kërkesa për hetim do të dorëzohet në ora 11:00.
“Nesër më 15 nëntor në ora 11:00 do të dorëzojmë kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, ka shkruar deputetja e PDK-së./Arbresh.info/
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...