Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, kërkon rinumërimin e të gjitha votave në Prizren, duke thënë se pas numërimit të votave me kusht triumfues i zgjedhjeve është Partia Demokratike.
“PDK në Prizren fton organet kompetente që të hapin të gjitha kutitë dhe të rinumërohen votat në Prizren, për hir të transparencës para qytetarëve dhe mediave, meqë është e vetmja formë e cila qetëson të gjithë ata demokratë dhe demokrate të Prizrenit, ku çdo votë e tyre është e shenjtë dhe garantuesja e vetme e stabilitetit të jetës normale në qytetin e Prizrenit”, thuhet në reagimin e PDK-së në Prizren.
“Kërkesa jonë është që të rinumërohen votat e të gjithë qytetarëve, duke qenë ky një mekanizëm për të paraqitur vullnetin e të gjithë qytetarëve të Prizrenit e jo të mbizotërojë mashtrimi dhe deformimi i vullnetit të popullit nga LVV-ja. Vetëm rinumërimi do ta tregonte shprehjen e vullnetit të qytetarëve të Prizrenit dhe do t’a legjitimonte kryetarin e ardhshëm të Prizrenit”.
“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...