Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku përmes një video ka uruar Kosovën në 15 vjetorin e Pavarësisë së saj duke theksuar se 17 shkurti është kulmim i përpjekjes së gjeneratave të tëra për liri, pavarësi e demokraci.
“Të mirët tanë lartnuan shtetin, të drejtit i dhanë shkëlqimin e përditshëm. Të gjithë bashkë i bëmë vendin – të barabartë mes popujve të lirë. Në këtë ditë kujtojmë aktin themeltar të Republikës së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, sakrificën e Jasharve, sakrificën kolektive”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas tij ky rrugëtim duhet të vazhdojë dhe ska kthim mbrapa.
“Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm. Sepse Republika është e pavdekshme. Urime dita e Pavarësisë Kosovë. Të paqim përgjithmonë”, tha tutje Abdixhiku./arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...