Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur që të jetë më bashkëpunues dhe më i sjellshëm me gazetarët në Kosovë.
Pas ofendimit që u ka bërë javën e kaluar se janë të pashkollë dhe të painformuar, Haradinaj sot ata i ka ftuar në një takim joformal..
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka kënaqësinë të ftojë të gjithë gazetarët, që përcjellin aktivitetet e Qeverisë dhe të Kryeministrit të Kosovës, si dhe redaktorët në një pritje joformale, e cila do të mbahet në Ndërtesën e Qeverisë, Salla P38, në ora 18:00!”, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Kryeministrit.
Në vazhdim të ftesës thuhet se takimi do të ketë karakter bashkëbisedues me kryeministrin Ramush Haradinaj për të gjitha temat dhe interesimet e gazetarëve./arbresh.info/
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...