Me emërimin e Jack Smith si Kryeprokuror në Gjykatën Speciale, i është hapur rruga formalizimit të kësaj gjykate dhe ngritjes së aktakuzave.
Të paktën kështu po thotë avokati, Tahir Rrecaj që është edhe i akredituar nga Specialja për mbrojtjen e të akuzuarve.
Rrecaj ka thënë për lajmi.net se aktualisht janë plotësuar të gjitha procedurat për ngritjen e aktakuzave.
“Me emërimin e Kryeprokurorit të ri të dhomave të specializuara, dhe me akreditimin e avokatëve mbrojtës janë plotësuar të gjitha parakushtet ligjore që procedurat për ngritjen e aktakuzave dhe procedurat e mëtejshme gjyqësore mund të zbatohen”, ka thënë avokati Rrecaj.
Sipas tij në vjeshtën e këtij viti do të ngriten aktakuzat e para.
Rrecaj thotë se për funksionalizimin e Speciales nuk ka asnjë pengesë teknike dhe ligjore.
“Mund të jetë fillimi i vjeshtës besoj që deri kah vjeshta e këtij viti, Gjykata do të funksionalizohet dhe do të ngriten aktakuzat e para. Nuk ka më asnjë pengesë teknike as ligjore që të fillojë funskionalizimi i saj”, tha Tahir Rrecaj.
Specialja kishte mbetur pa Kryeprokuror që nga 31 marsi i këtij viti, pas largimit të David Schëendiman.
Gjykata Speciale u tentua të shfuqizohej nga deputetët e Kosovëës në fundin e vitit që lamë pas, duke thirru një seancë të jashtëzakonshme, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Kjo pasi në dy mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit nuk pati kuorum të mjaftueshëm, duke e dështuar këtë tentativë.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...