Falja e namazit të Bajramit do të realizohet për herë të parë pas 18 vitesh tek vendi ku ka qenë xhamia e Ibrit në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë Burim Veliu. Sipas tij pas shumë bisedimeve me organet gjegjëse, para pak çastesh është arritur një marrëveshje e tillë.
“Komuna e Mitrovicës Veriore si dhe policia e veriut, kanë garantuar siguri për një gjë të tillë”, ka thënë shkurt Veliu.
Ndryshe, derisa po raportojmë në këto momente, vërehen masa të shtuara të policisë tek lokacioni ku ka qenë xhamia e Ibrit, duke përfshirë edhe njësitë policore me qenë, të cilët po kujdesen për sigurinë në këtë lokacion.
“Punët për Shqipërinë”, Rama në Vlorë/ Kryeministri inspekto...
Trum kritikon vendet e NATO: Paguajmë triliona dollarë dhe a...
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”