Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu ka bërë të ditur se sot me partitë politike shqiptare në Komunën e Bujanocit kanë biseduar për zgjedhjet e ardhshme lokale që do mbahen këtë vit.
Lutfiu ka thënë se është arritur një marrëveshjeje për zgjedhjet që pritet të mbahen.
“Lajm i mirë është se të gjithë u deklaruan pro arritjes së një marrëveshjeje parazgjedhore ose paszgjedhore për shumicën shqiptare në mandatin e ri, dhe janë të gatshëm që në takimet e radhës t’i diskutojmë parimet dhe kriteret e kësaj marrëveshje”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
“KKSH, do inicioj dhe takime të tjera për t’i konkretizuar gjërat e diskutuara sot. Iniciativa e KKSH-së nuk ka të bëjë me anashkalimin ose përjashtimin e ndonjë komuniteti tjetër, por me respektimin e vetvetes si komuniteti më i madh në Komunën e Bujanocit”, ka thënë Lutfiu./Arbresh.info
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...