Ndër themeluesit Partisë së Drejtësisë, Sylejman Çerkezi, i cili në shtator të vitit të kaluar është zgjedhur kryetar i kësaj partie në një intervistë për Arbresh.info, ka thënë se PD’ja nuk ka vija të kuqe me asnjë parti politike, përveç komunistëve.
“Partia e drejtësisë nuk ka vijë të kuqe me asnjë parti politike…Në programin e PD’së janë dy pika, komunistët nuk zënë vend sepse është një barrë që e kemi pësuar prej një ideologjie të tillë, e dyta është kalimi i pragut. Unë personalisht jam që brenda partisë duhet të kemi një unitet edhe me subjektet politike por të ketë një demokraci të mirëfilltë. Pasuri është mendimi i kundërt e qëllimi të jetë për të mirë të Kosovës, ka thënë Çerkezi.
I pyetur nëse do të bënte koalicion me Partinë Fjala strukturat e së cilës i janë ndarë PD’së, Çerkezi ka thënë se synimi i tij është që të i bashkojë këto struktura, gjithsesi në koalicion por edhe t’i bashkojë, pasi që sipas tij, pakënaqësitë ndaj Aganit janë rezultat i ikjes nga partia.
Por, kështu nuk mendon kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi. Në një intervistë për Arbresh, Kelmendi ka shprehur qëndrimin se partia që ai drejton do të futet në zgjedhje e vetme, madje nuk ka përmendur për ndonjë përafërm me Partinë e Drejtësisë./Arbresh.info
Konjufca: Dialogu me Serbinë i brishtë për shkak të mungesës...
Zyrtare: Kosova me dy miqësore në qershor, Çekia jashtë dhe ...
Fabjola Elezaj thyen heshtjen pas daljes nga “Ferma VIP”
Ilir Meta nga gjyqi përshëndet të pranishmit me dy gishtat l...
Irani hedh poshtë kritikat e Trump për kërkesat e përfundimi...
Limaj kërkon të bashkohet me listën e PDK-së, Lladrovci: Ësh...