Sot mot më i mirë dhe i qëndrueshëm, kryesisht me diell. Në fillim të javës së ardhshme më nxehtë.
Sipas Prishtina Weather pas rënies së temperaturave ditën e djeshme dhe reshjeve të shiut, në ditët e ardhshme parashihet të mbajë mot më i qëndrueshëm, i mirë dhe kryesisht me diell.
Ditën e shtunë me mundësi për reshje shiu përreth viseve malore, kryesisht në jug e lindje të vendit.
Në fillim të javës së ardhshme më nxehtë e kryesisht me diell.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, mund të kaloj edhe në vlera mesatare.
Në ditët me kthjellime dhe me diell indeksi i rrezeve UV do jetë në vlera shumë të larta, prandaj rekomandohet që t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell orëve të mesditës nga ora 10 deri 16.
19.08 – Mot i mirë, me kthjellime dhe diell.
20.08 – Kryesisht me diell.
21.08 – Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite përreth viseve malore me mundësi për shi, kryesisht në jug.
22.08 – Kryesisht me diell.
23.08 – Më nxehtë, e kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 13C deri 16C, e maksimalet gradualisht rriten deri në 30C dhe mbesin përreth këtyre vlerave edhe në fundjavë, e ditën e hënë shënojnë rritje deri në 32C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu e verilindja e lehtë dhe mesatare 2-10m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes në fundjavë./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...