Policia e Kosovës, njofton se ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës me mallra.
“Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, kanë shtuar aktivitetet në brezin kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për të parandaluar dhe goditur aktivitetet kriminale ndërkufitare. Kjo njësi ka identifikuar dhe ka arritur ta ndalojë një automjet furgon në territorin e komunës së Vitisë. Automjeti ishte me targa vendore dhe drejtohej nga një mashkull kosovar”, njofton Policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit, në automjet u gjetën mallra tekstil, pajisje elektronike, mbathje sportive, të gjitha pa prejardhje dhe pa fatura, përfshirë produkte të markave tregtare të mbrojtura, që dyshohet se janë të falsifikuara.
Hetimet e para kanë konstatuar se mallrat ishin transportuar përmes dy kompanive të postave të shpejta të cilat dyshohet se janë përdorur për dërgimin e paligjshëm të këtyre mallrave.
“Pasi pronari i automjetit nuk posedonte dokumentacion për mallrat, ai u shoqërua bashkë me automjetin në Terminalin Doganor në Ferizaj. Mallrat, me vlerë mbi 5,000 euro sipas çmimeve të tregut, u sekuestruan nga autoritetet doganore. Rasti është duke u trajtuar nga Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, njofton Policia e Kosovës.
Kurti: Zotimi ynë i bërë para fermerëve të Mitrovicës për si...
Rama: Nuk kemi projekt për të anuluar në Zvërnec, kur të jet...
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjet miqësore t...
Gjini në Gjilan premton zhvillim ekonomik dhe pensione 500 e...
Irani: Sulmet e Izraelit në Liban rrezikojnë armëpushimin
Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dh...