Kombëtarja shqiptare ka nisur sot në “Shtëpinë e Futbollit” përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.
Në seancën hapëse stërvitore u stërvit i gjithë ekipi, me përjashtim të Naser Alijit, i cili zhvilloi një fazë rikuperimi pasi mbrëmë luajti 90 minuta me klubin e tij, Dinamo City, përcjell Arbresh.info.
Grupi i lojtarëve u stërvit fillimisht në palestër dhe më pas zbriti në fushë për ushtrime të ndryshme taktike.
Kombëtarja do të zhvillojë nesër stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 17:00.
Ndërkohë, në orën 16:30, trajneri Maran dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes ndaj Izraelit./Arbresh.info
Ylli i Aston Villas objektivi i parë i Arsenalit për merkato...
DJ Gimbo rikthen hitin e Rezarta Shkurtës me protagoniste në...
Dy gjigantët spanjoll interesohen për shërbimet e Marc Cucur...
Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërpre...
Kurti: Zotimi ynë i bërë para fermerëve të Mitrovicës për si...
Rama: Nuk kemi projekt për të anuluar në Zvërnec, kur të jet...