Drejtuesit e Koalicionit PDK-AAK-Nisma, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
Kadri Veseli tha se ky nënshkrim i memorandumit është vetëm fillimi pjesa e asaj se çka do të ndodhë me Fillimin e Ri pas datës 11 qershor.
“Ky memorandum nënkupton rritjen e cilësisë për punëtorët, respektim i kontratave, siguron që brenda tre muajve do të kalon ligji për stazhin e punës për punëtorët e viteve 90-ta”, ka thënë Veseli.
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha se obligimet që i kanë marrë me këtë memorandum është marrëveshja kolektive, porse përfshin edhe rritjen e pagës, rritjen e pensionit dhe po ashtu kërkesa që ka të bëjë Bashkimin e Sindikatave të Pavarura, raporton Ekonomia Online.
Kurse kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi ka thënë se shpreson se kërkesat e kamotshme të tyre më në fund do të realizohen.
“Shpresoj që këto kërkesa nuk do të jenë barrë e juaja por do të jenë që Bashkimin e Sindikatave ta fuqizoni. Kemi punuar aq sa kemi mundur. Do të jemi ata që do të dialogojmë”, ka thënë ai./EkonomiaOnline/
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...