Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një takim miqësor në Erbil me Presidentin e Rajonit të Kurdistanit, Nechirvan Barzani.
Pacolli bëri të ditur se në këtë takim është biseduar për tema të ndryshme me interes të përbashkët, duke vënë theksin te çështja e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës në rajon.
“Takim shumë i mirë dhe miqësor në Erbil me Presidentin e R. të Kurdistanit, z. Nechirvan Barzani. Biseduam për shumë tema, me theks të veçantë për çështjen e njohjeve të vendit tonë në rajon”, shkroi Pacolli./Arbresh.info
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...