Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se rinia duhet të mbahet në Kosovë, dhe se AKR këtë e ka prioritet.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Shteti jonë, janë të rinjtë tanë”.
“Ta mbajmë rininë tonë në Kosovë, duhet të jetë prioritet kryesor i secilit prej nesh. Shteti jonë, janë të rinjtë tanë, prandaj ofrimi i mundësive për ta është jetik për zhvillimin substancial. E ardhmja do na gjykojë pikërisht për këtë: A arritëm ta ndalim këtë largim masiv të rinisë nga Kosova? Unë them se mundemi. Unë them se duhet. Për Ndërtimin e Shteti dhe për rininë tonë”, ka thënë Pacolli.
Maran debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve polit...
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi
Momente tensioni në “Air Albania”: Futbollisti i...
“Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca”, Rama ...
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën...