Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli ka bërë një postim prekës për të kaluarën, njerëzit që ikin dhe rëndësinë e mësimeve që mbesin pas tyre.
Për ndjekësit e tij në rrjetin social, Pacolli ka përshkruar ndjenjën e ndarjes nga njerëz që dikur premtuan dashuri dhe përjetësi, por që përfunduan duke lënë pas vetëm kujtime dhe dhimbje, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Për ata që nuk me percollen!
Disa erdhën për pak… dhe ikën për gjithmonë.
U nisëm bashkë, me ëndrra të mëdha e zemra plot shpresë. Por rruga kishte kthesa që disa nuk i përballuan. Premtuan dashuri, sinqeritet, përjetësi… por lanë pas vetëm kujtime të hidhura e zemra të lodhura.
Nuk donin të ecin më me ne.
Jo pse nuk na deshën, por sepse dashuria e vërtetë i frikëson ata që s’janë gati të japin shpirtin pa interes.
Ata shkuan, dhe me vete morën pjesë nga ne që nuk do t’i marrim kurrë më. Por s’mundën të marrin gjithçka.
Na lanë mbrapa dhimbjen, por edhe mësimin. Dhe aq mjafton.
Ne i lamë të ikin – pa urrejtje, pa inat. Sepse aq kishin vlerë.
Gjyshi më thoshte:
“Mos i hidh lodrat e përdorura, biri im… lëri për dikë tjetër.”
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...