Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se janë marrë vesh me VV’në që do të jenë vetëm 12 ministri në qeverinë e ardhshme.
Ky ishte një premtim i këtyre dy subjekteve para zgjedhjeve.
Po ashtu, Osmani tregon një skenar të uljes së numrit të ministrive.
“Ministria e Financave do të mbesë vetëm”, tregon një skenar Osmani.
“Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të bashkohet me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe disa ministri tjera. Infrastruktura mbetet vetëm. Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor do bashkohen. Po ashtu është një skenar ku Ministria e Administratës Publike me MAPL shkrihen. Ministria e Ushtrisë mbesë vetëm, Bujqësia jo, ajo do bashkohet dikund”, ka thënë Osmani në pressing.
“Dy ministri do të jenë për komunitete, dhjetë për ne. Por nuk kemi vendosur për cilat ministri do ua lëshojmë minoriteteve”, tregon ajo.
Po ashtu Vjosa Osmani thotë se do të jenë dy zëvendësministra për secilën ministri për shkak të punës së madhe që do të jetë në dikastere.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...