Presidentja Vjosa Osmani në 26-vjetorin e masakrës në Shtuticë, Vërbovc dhe fshatrat përreth të Drenasit, kujtoi të rënët.
Në një postim në Facebook, presidenca bën të ditur se Osmani tha që 26-vjet më parë, toka e Drenicës u mbulua nga një dhimbje që nuk shuhet kurrë.
“Në Shtuticë, Verboc e fshatrat përreth, regjimi gjenocidal i Serbisë ekzekutoi barbarisht 275 shqiptarë: fëmijë të pafajshëm, pleq, gra e burra vetëm pse ishin shqiptarë dhe e donin lirinë. Kjo masakër, një ndër më të tmerrshmet e luftës, mbetet një plagë e hapur në ndërgjegjen e njerëzimit dhe një akt që thërret për drejtësi. Ky krim makabër ishte një përpjekje për ta shfarosur popullsinë e kësaj ane”.
“Por atë ditë, kur krimi monstruoz mori jetën e shumë shqiptarëve, dritën e lirisë e mbajtën gjallë luftëtarët e UÇK-së, të prirë nga heroiku Ilaz Kodra. Ata nuk u tërhoqën, ata nuk u dorëzuan. U bënë mburojë për popullin, ndaj 40 prej tyre me gjakun e tyre përjetësuan lirinë tonë”, thuhet në njoftim.
Osmani shtoi se sot nuk i përkujtojnë vetëm martirët e kësaj masakre, por nderojnë qëndresën, sakrificën dhe dinjitetin e atyre që ranë për ta fituar lirinë e sotme.
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...