Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga New Yorku ku po merr pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka dhënë një intervistë për televizionin amerikan Fox News, ku ka falënderuar administratën e ish-presidentit Donald Trump për mbështetjen ndaj Kosovës dhe angazhimin në ruajtjen e stabilitetit në rajon.
Osmani tha se pavarësisht progresit, në lidershipin e Serbisë ende ka individë që synojnë të rikthehen në të kaluarën, duke përmendur sulmin terrorist në Banjskë në vitin 2023 si shembull të qartë të këtyre tendencave. Ajo theksoi se edhe në maj të këtij viti është shënuar një tjetër përpjekje për përshkallëzim të situatës, e cila është parandaluar në kohë.
“Siç e dini, kemi një fqinj që herë pas here shkakton probleme. Në të kaluarën, Serbia ndezi një numër konfliktesh në Ballkanin Perëndimor, sepse udhëhiqej nga “Kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq. Fatkeqësisht, ende ka njerëz në udhëheqjen e Serbisë që kapen pas së kaluarës dhe duan të na tërheqin prapa, ndërsa ne duam të shohim nga e ardhmja. Presidenti Trump ka qenë vendimtar në mbështetjen e paqes, ruajtjen e stabilitetit dhe shpëtimin e jetëve, gjë që ka qenë themelore për ne. Kemi pasur disa tensione vitet e fundit. Për shembull, në shtator 2023 pati një akt agresioni nga Serbia kundër Republikës së Kosovës. Me mbështetjen e aleatëve tanë të NATO-s, arritëm ta zmbrapsim”, tha ajo.
Sot ditëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qem...
Policia e Kosovës me aksion, identifikon mbi 300 automjete t...
Katër të arrestuar në Malishevë pas sulmit ndaj policëve
Kërkohet identifikimi i personave që u prezantuan rrejshëm s...
Ky është i moshuari që humbi jetën nga aksidenti i sotëm në ...
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nga Venezuela ia dorëzon m...