Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrat në Pastasellë të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës.
Osmani thotë se më 31 mars 1999, në Pastasellë të Rahovecit, 106 civilë të pafajshëm u masakruan nga regjimi gjenocidal i Serbisë, duke shpërfaqur përmasat e një mizorie që tejkalon çdo kufi njerëzor.
“Ishte një akt i qëllimshëm kundër jetës, dinjitetit dhe vetë ekzistencës së një populli. 13 persona mbijetuan që ta mbajnë mbi supe kujtesën dhe të vërtetën që nuk duhet të harrohet kurrë”, shkroi Osmani në përkujtimi e saj për këtë masakër.
Osmani thotë se makineria vrasëse e Serbisë, të njëjtën ditë në Burim të Malishevës, ekzekutoi brutalisht 42 civilë.
“Pa drejtësi, nuk ka paqe të qëndrueshme. Qoftë i përhershëm kujtimi për të rënët për liri”, ka shkruar Osmani.
Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...