Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron në Kroaci për vizitë.
Ajo atje u takua me homologun e saj, Zoran Milanovic, duke thënë se Kosova është me fat që ka një aleat të tillë në krahë.
“Jemi me fat që kemi një aleat të tillë në krah, që na qëndron pranë në kohë të mira e në kohë të vështira. Kjo përkrahje po dëshmohet edhe këto ditë teksa Kosova po ballafaqohet me pasojat e aktit të agresionit të Serbisë”, shkruan Osmani.
Presidentja ka falënderuar Milanovic për mikpritjen dhe mbështetjen ndaj Kosovës.
“President Milanović, faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen ndaj Kosovës”, shkruan Presidentja./Arbresh.info/







LEXO EDHE:
Presidenti kroat për sulmin në Banjskë: Në bazën ku u stërvit grupi serb s’mund të hysh pa aprovim
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?