Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Darkën e Lamës, një traditë që përçon mirënjohjen për tokën dhe punën e bujqve, të nisur nga Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Në fjalën e saj, Osmani u shpreh se kjo ngjarje është një kujtesë e fuqishme e lidhjes së popullit me rrënjët, tokën dhe traditën.
Ajo theksoi se kjo traditë nuk është vetëm simbolike, por një akt i vërtetë nderimi për bujqit dhe të gjithë ata që, përmes punës së tyre, sigurojnë mirëqenie për vendin.
“Nga toka fillon gjithçka: jeta, bereqeti dhe begatia. Bashkë me miq, aleatë, përfaqësues të jetës institucionale e shoqërore, në Darkën e Lamës shpreha falënderimin dhe mirënjohjen time të thellë për secilin prej atyre që e mbajnë këtë vend gjallë e krenar çdo ditë. Kjo Darkë e Lamës, e cila është nismë e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, është kujtesë e lidhjes sonë me rrënjët, me tokën që na mban e ushqen, me traditën që na mëson të jemi mirënjohës”, shkroi Osmani./Arbresh.info
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...
Seanca ndaj të dyshuarve për manipulim votash, Avokati i Pop...
INSTAT: 12.5 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë ...
Man City nuk gabon ndaj Wolves, ia shton presionin Arsenalit
Zelensky: Bisedime konstruktive në Abu Dabi, priten takime v...