Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën solemne për nder të 21 vjetorit të çlirimit të vendit ka kërkuar që të mbrohet sovraniteti i popullit.
Osmani ka shtuar se për këtë qëndrim duhet të jenë unik ashtu siç ishin kur kërkuan liri, shkruan arbresh.info.
“Siç ishim unik dikur për lirinë, sot duhet të jemi unik për paqe të qëndrueshme duke mbrojtur sovranitetin e shtetit në çdo pëllëmbë të tij”, ka thënë ajo.
E para e Kuvendit të Kosovës në këtë ditë ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, dëshmorët, viktimat e dhunës seksuale, të zhdukurit e të tjera.
“Në këtë ditë ne e kujtojmë doktor, Ibrahim Rugovën ikonën e përbashkët të lirisë, njeriun e dijeve dhe liderin shpirtëror të shqiptarëve. Sot i kujtojmë me pijetet dhe nderime më të larta heronjtë tanë që lirinë e patën ideal jetësor. Komandantin legjendar, Adem Jashari dhe gjithë familjen Jashari, dëshmorët dhe heronjtë e vendit. I kujtojmë dhe dhimbje edhe mbi 1 mijë e 600 të pagjetur, bijtë e shumë nenave që i kemi në vëmendje, gratë që i mbijetuan gratë e dhunës seksuale”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...